Galeria

Ngjarje, lajme dhe momente nga TerraMed Shqipëri

TerraMed në eventin Tirana Aesthetic Surgery Congress 2025event

23–24.05.2025

TerraMed në eventin Tirana Aesthetic Surgery Congress 2025

Më 23–24 Maj 2025, TerraMed mori pjesë në Tirana Aesthetic Surgery Congress, një aktivitet prestigjioz shkencor i organizuar në Marriott Hotel Tirana nën drejtimin e Dr. Rezarta Kapaj, duke mbledhur profesionistë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë të kirurgjisë estetike dhe rindërtuese. Ky kongres shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, prezantimin e inovacioneve dhe diskutimin e zhvillimeve më të fundit në kirurgjinë estetike moderne. Gjatë dy ditëve të aktivitetit, pjesëmarrësit ndoqën sesione shkencore, prezantime klinike dhe diskutime mbi teknikat dhe teknologjitë më të avancuara të fushës. Si pjesë e këtij eventi, TerraMed prezantoi portofolin e saj në fushën e kirurgjisë estetike dhe rindërtuese, duke vënë në fokus zgjidhjet inovative të POLYTECH Health & Aesthetics për implantet e gjirit dhe implantet e trupit. Interesi i treguar nga profesionistët e fushës krijoi mundësi të vlefshme për shkëmbim eksperiencash dhe diskutime mbi tendencat më të reja në estetikë dhe rindërtim. Pjesëmarrja në Tirana Aesthetic Surgery Congress 2025 pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të TerraMed për të mbështetur edukimin mjekësor, bashkëpunimin me komunitetin shkencor dhe sjelljen në Shqipëri të zgjidhjeve inovative. Falënderojmë Dr. Rezarta Kapaj dhe ekipin organizator, si dhe të gjithë profesionistët që vizituan stendën e TerraMed.

Pjesëmarrje në konferencën e Reumatologjisë 22.05.2026event

22.05.2026

Pjesëmarrje në konferencën e Reumatologjisë 22.05.2026

TerraMed mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Reumatologjisë, një aktivitet shkencor që mblodhi reumatologë dhe profesionistë të shëndetit nga i gjithë vendi për të diskutuar zhvillimet më të fundit në menaxhimin e sëmundjeve reumatologjike. Në kuadër të konferencës, TerraMed prezantoi Sondelbay (teriparatide), një terapi osteoanabolike e indikuar për trajtimin e osteoporozës tek pacientët me rrezik të lartë për fraktura. Teriparatide stimulon formimin e kockës së re dhe përfaqëson një qasje të ndryshme terapeutike krahas trajtimeve tradicionale antiresorptive. Prezantimi tërhoqi interesin e specialistëve të fushës, veçanërisht në kontekstin e menaxhimit të pacientëve me osteoporozë. Pjesëmarrja në këtë aktivitet pasqyron angazhimin e TerraMed për të sjellë në Shqipëri terapi moderne, të mbështetura në evidencë shkencore dhe të orientuara drejt përmirësimit të kujdesit për pacientët.

Përdorimi i parë i teknologjisë B-Lite në Shqipërievent

08.09.2025

Përdorimi i parë i teknologjisë B-Lite në Shqipëri

Më 08.09.2025, u realizua në Shqipëri vendosja e implantit të parë me teknologjinë B-Lite, duke sjellë për herë të parë në vend këtë zgjidhje inovative në fushën e kirurgjisë estetike. Implantet B-Lite karakterizohen nga teknologjia e tyre e veçantë, e cila mundëson më shumë volum me më pak peshë, duke ofruar një alternativë të avancuar për pacientet dhe profesionistët e fushës. Ky moment përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e aksesit ndaj teknologjive moderne të kirurgjisë estetike në Shqipëri. Falënderojmë Dr. Gazmend Mustafa për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e rastit të parë me teknologjinë B-Lite në vend.